Roveri kinez udhëton mbi 1 km në Mars

Roveri kinez Zhurong kishte udhëtuar më shumë se 1.000 metra në sipërfaqen e planetit të kuq që nga e hëna, tha Qendra e Hulumtimit Hënor dhe Hapësirës e Administratës Kombëtare të Hapësirës të Kinës (CNSA), njofton Xinhua.

Misioni Tianwen-1 i Kinës, i përbërë nga një orbiter, ulës dhe rover, u nis më 23 korrik 2020. Duke filluar eksplorimin e tij, Zhurong zbriti nga platforma e tij e uljes në sipërfaqen e Marsit më 22 maj.

Që nga 15 gusht 2021, Zhurong kishte kryer detyrat e planifikuara të eksplorimit dhe zbulimit.

CNSA shtoi se roveri do të vazhdojë të lëvizë në zonën kufitare midis detit dhe tokës në pjesën jugore të Utopia Planitia për të kryer detyrat. (Fatosi)