Roth: Bullgaria duhet të përmbushë obligimin e saj dhe t’i hapë rrugën Maqedonisë

Nesër në Bruksel do të mbahet mbledhej e këshillit për çështje të përgjithshme të BE-së, ku mes tjerash do të bisedohet edhe për zgjerimin.

Në prag të mbledhjes, ministri shtetëror i punëve të jashtme i Gjermanisë, Mihael Roth, i ka bërë me dije Sofjes se është koha për përmbushjen e obligimeve.

“Në temën e zgjerimit të BE-së bëhet fjalë hiç më pak se besueshmëria e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Në dritën e zgjedhjeve të mbajtura në Bullgari, tani është shumë me rëndësi që udhëheqësia bullgare të përmbushë obligimin evropian dhe të hapë rrugën për konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë dhe Shqipërinë”, ka deklaruar Roth.