Rooney tha se ai duhet të largohet në verë – vjen përgjigjja e Cristiano Ronaldos

Ditë më parë, Wayne Rooney, teksa analizonte formën aktuale të ish-skuadrës së tij, Manchester United, foli edhe për emra të përveçëm, si Cristiano Ronaldo dhe Paul Pogba.

Sipas legjendës angleze të dy lojtarët duhet të largohen nga “Old Trafford” në mënyrë që të krijohet hapësira për futbollistë të tjerë “të uritur” për suksese.

Rooney po ashtu tha se rikthimi i CR7 te “Djajtë e Kuq” nuk shkoi ashtu siç pritej, me portugezin tashmë 37-vjeçar që nuk e ka formën që kishte vite më parë.

Në vlugun e këtyre komenteve të ish-shokut të skuadrës, Ronaldo i reagoi në mënyrë në mënyrë interesante anglezit, shkruan lajmi.net.

Në një foto të publikuar në Instagram, ku shihet Rooney së bashku me Carragher dhe Dave Jones, 5-herë fituesi i “Topit të Artë” komenton shkurtazi: “Dy xhelozë”.

Duket se lojtarit nuk i pëlqyen komentet e Rooneyt, raportet me të cilin, raste-raste, kanë pësuar çarje në të kaluarën.