Rooney: Suarez nuk është i përshtatshëm për DC United, dua lojtarë të uritur për fitore

Wayne Rooney i ka mbyllur derën sulmuesit uruguaian, Luis Suarez.

Tashmë trajner i DC United, Rooney ka folur për mundësinë që skuadra e tij ta transferojë ish-lojtarin e Barcelonës, Luis Suarez.

Wazza nuk e sheh uruguaianin si të duhurin për klubin e tij. Ajo që i duhet Rooney janë lojtarë të uritur për të triumfuar, bën të ditur ai.

“Unë e respektoj shumë Luis Suarezin – ai është lojtar i shkëlqyer – por ajo që dua unë janë lojtarë të uritur”, ka thënë Rooney, transmeton lajmi.net.

“Dua lojtarë që vijnë në këtë klub dhe kanë shumë për të dhënë dhe mund të luajnë secilën ndeshje, të paraqiten në secilën stërvitje. Po punojmë shumë për të identifikuar profilin e duhur dhe jam i bindur se shpejtë do të njoftojmë lëvizjet e reja”, ka shtuar ish-sulmuesi anglez.

Wayne Rooney ishte trajner në Championship. Tani, ai ka vendosur të testohet në MLS.