Ronaldo: Topin e Artë e meriton Benzema

Legjenda e Brazilit, Ronaldo Nazario, ka thënë se Karim Benzema e meriton ta fitojë Topin e Artë këtë sezon.

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Barcelonës, Milanit e Interit ka thënë se është deklaruar edhe më herët në lidhje me këtë çështje dhe e ka zgjedhur pikërisht Benzeman.