Ronaldo shfaqet me orën 718 mijë euroshe që e mori dhuratë pasi kaloi në Arabinë Saudite

Cristiano Ronaldo ka marrë dhuratë një orë në vlerë prej 718.000 eurosh për të vlerësuar vendimin e tij për t’iu bashkuar Al-Nassr.

Superylli portugez e ka vazhduar karrierën në Arabinë Saudite me një marrëveshje, nga e cila përfiton rreth 200 milionë euro në vit.

Reklama

Dhe për këtë vendim, ai ka marrë edhe një dhuratë speciale, një orë lukosze Jacob and Co shumë të shtrenjtë.

Ora me temë saudite – e gjelbër për të përfaqësuar flamurin e vendit dhe fenë kryesore, islamin – ka 338 gurë të çmuar jashtëzakonisht të rrallë të ngulitur në të dhe është ar i bardhë 18 karat, me përmasa 47 mm me 15.85 mm dhe një rrip lëkure ngjyrë të gjelbër aligatori.

Ish-superylli i Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit, e tregoi në Instagram orën ‘Caviar Flying Tourbillon Tsavorite’ të prodhuar nga 216 përbërës të ndryshëm, 27 stoli dhe me një rezervë energjie 42-orëshe. /Telegrafi/