Ronaldo realizon golin e parë zyrtar me fanellën e Al Nassr

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka gjetur golin me ekipin e tij të ri.

Transferimi i Ronaldos drejt Arabisë, në Al Nassr ka bërë bujë të madhe, transmeton lajmi.net.

Pasi ai shkëputi marrëveshjen me Man United me pëlqim të dyanshëm, ai zgjodhi të kalojë në ekipin sauditë.

Ronaldo ka luajtur disa ndeshje me ekipin e tij, por vetëm sot ka arritur të shënojë.

Ylli portugez, realizoi golin nga penalltia, në barazimin 2:2 ndaj Al-Fateh.

Megjithatë, ai në këtë takim humbi dy raste tejet të mira.

Ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 2:2.

Më poshtë lajmi.net jua përcjellë golin e parë të lojtarit në ligën e Arabisë Saudite: