Ronaldo pritet të largohet nga Al Nassr, Perez ‘i hap derën’

Ronaldo mund të kthehet në Madrid duke lënë Al Nassr.
Raportohet që ylli portugez nuk është i lumtur në Arabinë Saudite.

Sipas ‘El Nacional’, Cristiano Ronaldo mund të mos vazhdojë qëndrimin e tij me Al-Nassr dhe mund të kthehet në Real Madrid, përcjellë lajmi.net.

Megjithatë, Florentino Perez nuk do t’i ofrojë atij një kontratë si lojtar, por si ambasador i Madridit apo një rol tjetër të ngjashëm në ‘Santiago Bernabeu’.

Mbetet të shihet nëse portugezi do të pranojë, apo do kërkojë klub tjetër.