Ronaldo pranon ofertën e Al-Nassr-it?

Cristiano Ronaldo ka vendosur që të nënshkruajë kontratë me skuadrën Al-Nassr dhe do t’i bashkohet skuadrës nga Arabia Saudite më 1 janar.
Kështu së paku raporton ‘Marca’, sipas të cilës nga kjo lëvizje, ylli portugez do të përfitojë shumë marramendëse të parave, përcjell lajmi.net.

Ai do të fitojë 200 milionë euro në sezon dhe pritet të nënshkruajë kontratë dy vjeçare.

Kapiteni i Portugalisë është lojtar i lirë pasi shkëputi kontratën me Manchester United gjatë Kupës së Botës.

Mbetet të shihet nëse do të ndodh me të vërtetë lëvizja e tij drejt Arabisë Saudite.