Ronaldo nuk e ka ndërmend të largohet nga ‘Old Trafford’

Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo nuk e ka ndërmend të largohet nga ‘Old Trafford’.

Ronaldo ka kontratë me United deri në sezonin e ardhshëm dhe nuk mendon të largohet më herët nga skuadra angleze.

37-vjeçari është lidhur me një largim nga “Old Trafford”, me disa raporte që pretendojnë se ai mund të bëjë një rikthim te Real Madridi.

Megjithatë, “The Sun” raporton se Ronaldo ka informuar skuadrën se nuk ka ndërmend të largohet nga klubi dhe do të qëndrojë edhe për sezonin 2022-2023, përcjell lajmi.net.

Raporti shton se Ronaldo ka mbetur i zhgënjyer me performancën e klubit këtë sezon, por ai nuk dëshiron të largohet nga klubi dhe është i motivuar nga sfida për t’i rikthyer ata në Ligën e Kampionëve.

Portugezi u kthye te United nga Juventusi verën e kaluar dhe ai ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në qershorin e vitit 2023.

në 39 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon me gjigantin anglez ai ka shënuar 24 gola dhe dhuruar tri asistime.