Ronaldo niset drejt Arabisë, publikon video për fansat e klubit të ri

Cristiano Ronaldo karrierën do ta vazhdojë tanimë edhe zyrtarisht në Arabinë Saudite te klubi i Al Nassr, ku edhe nënshkroi kontratë më herët.

Cristiano Ronaldo është duke udhëtuar drejt shtetit arab për të kompletuar transferimin e plotë si lojtar i lirë, respektivisht për ndeshjen e tij të parë.

Në llogarinë e tij në Instagram, Ronaldo ka publikuar pamje nga aeroplani gjatë fluturimit për në Arabinë Saudite ku thotë: “Shihemi së shpejti”

Ronaldo do ta mbajë fanellën me numër 7. Portugezi, nga ana e tij, do të paguhet deri në 200 milionë dollarë në vit.