Ronaldo merr një dënim ‘qesharak’ për shkak të kartonit të kuq dhe tentativës për të goditur gjyqtarin

Cristiano Ronaldo mësoi dënimin për incidentet që bëri në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë Saudite kundër Al-Hilal.

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite (SAFF) e ka pezulluar Ronaldon me dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq dhe tentativës për të goditur gjyqtarin gjatë ndeshjes kundër Al-Hilal.

Al-Nassr u eliminua në gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë Saudite nga Al-Hilal me rezultat 2-1, dhe në minutën e 86-të Ronaldo mori karton të kuq kur goditi dy herë me bërryl një lojtar kundërshtar dhe më pas shtrëngoi grushtin me qëllimin për të goditur gjyqtarin, por në momentin e fundit, për fat, ndryshoi mendje.

 

Komisioni disiplinor i SAFF e pezulloi kështu Ronaldon për ndeshjet e ligës së Al-Nassr kundër Al-Feiha (19 prill), dhe Al-Khalee (27 prill).

Përveç pezullimit me dy ndeshje, Ronaldo u gjobit edhe me 5500 euro, që shumë e interpretuan si një gjobë jashtëzakonisht të vogël.