Ronaldo merr çmimin nga ‘Guiness’ pasi u bë golashënuesi më i mirë në histori të kombëtareve

Ylli portugez ka thyer një tjetër rekord.

Cristiano Ronaldo realizoi dy gola në ndeshjen e fundit të Portugalisë ndaj Irlandës, shkruan lajmi.net.

Këto gola ishin të veçantë për Ronaldon që e bëjnë atë golashënuesin më të mirë në histori të kombëtareve me 111 gola, duke lënë pas Ali Daein e Iranit me 109 gola.

Pas këtij rekordi të thyer, sulmuesi ka fituar çmimin nga ‘Rekordi Guiness’.

36-vjeçari përmes një postimi në rrjetin social Facebook shihet me çertifikatën e marrë dhe ka falënderuar ‘Guiness;.

“Faleminderit Rekordeve Botërore të Guiness, Është gjithmonë mirë të njihesh për thyerje të rekordeve botërore”, shkroi Ronaldo.