Ronaldo kërkon golin në ndeshjen e 200-të me Portugalinë, flet sërisht me superlativa për kampionatin arab

Cristiano Ronaldo do të zbres në fushë në sfidën Islandë – Portugali dhe kjo ndeshje do të jetë shumë e veçantë për të.

Ndeshja ndaj Islandës do të jetë e 200-ta me fanellën e Kombëtares së Portugalisë për CR7, derisa ai pret që të shënoj gol.

CR7 ka deklaruar se do të ishte bukur nëse do të shënonte në këtë sfidë.

“Në ndeshjen e 200-të do të jetë diçka e shkëlqyer nëse do të shënoj. Por më e rëndësishmja është rruga jonë drejt kualifikimit”, deklaroi Ronaldo.

Ronaldo tutje foli sërish me superlativa për kampionatin arab, duke thënë se është një kampionat i fortë dhe se nuk ka ndeshje të lehtë.

“Kampionati saudit është i bukur, por ju gjykoni pa i parë ndeshjet. Ligë e mirë dhe e fortë. Po e shihni vetë se çfarë po ndodh në afatin kalimtar dhe afrimet”, deklaroi Ronaldo.

Krejt në fund CR7 u ndal duke folur edhe për rekordet e arritura gjatë karrierës së tij.

“Gjithmonë shpresoj dhe synoj të shënoj sa më shumë gola. Por nuk jam i fiksuar pas rekordeve. Nuk rend unë pas tyre, janë ato që më ndjekin mua”, deklaroi pesë herë fituesi i Topit të Artë. /Telegrafi/