Ronaldo ka një uebsajt ‘sekret’ nga ku mund të porosisë mallra nga të cilat shumica e lojtarëve mund të ëndërrojnë

Cristiano Ronaldo dhe atletët e tjerë të Nike, kanë akses në një uebsajt ‘sekret’ që i lejon ata të porosisin produkte të ndryshme.

Ronaldo ka qenë pjesë e Nike që nga fillimet e tij të hershme të karrierës në vitin 2003 dhe tani është fytyra kryesore e kësaj marke, kur bëhet fjalë për futbollin.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka nënshkruar një marrëveshje luksoze që daton që nga viti 2016 dhe që nga atëherë, ka veshur më shumë se 70 palë të ndryshme të atleteve, duke përfshirë versionet e personalizuara.

Atletët e Nike-s marrin çasje në produktet e reja si pjesë e kontratës, por së fundmi ish-portieri i Manchester United, Ben Foster, ka zbuluar në detaje për mënyrën se si funksionon.

“Ka një uebsajt sekret për atletët e Nike, ku ata duhet të kenë akses për çasje dhe një kod. Ata futen aty dhe porosisin çfarë do që dëshirojnë”.

“Ata kanë një llogari që mbushet me plot para dhe ata vetëm duhet t’i shfrytëzojnë. Është e mrekullueshme, për të qenë i sinqertë”, ka thënë Foster.

Marrëveshja e Ronaldos me Nike thuhet se ka kapur vlerën e më shumë se 1 miliardë eurove përgjatë dekadës së kaluar, që do të thotë se ai përfiton rreth 147 milionë euro.

Më herët ishte raportuar gjithashtu se në kontratë përfshihet një numër i madh bonusesh për arritje të ndryshme.