Ronaldo heroi i Man United, i dhuron fitore ndaj Norwichit

Manchester United ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Norwich, në kuadër të xhiros së 32-të në Premier Ligë.

Manchester United mposhti me rezultat 3:2 Norwichin, fal hat-trickut të realizuar nga ylli i United, Ronaldo.

‘Djajtë e Kuq’ arritën një fitore mjaft të rëndësishme në garën për Top4 në Premier Ligë.

Ishte minuta e 7` kur Ronaldo shënoi pas një gabimi të ekipit kundërshtar.

Në minutën e 32`, ishte përsëri ylli portugez që shënoi për të dyfishuar epërsinë United.

Ekipi mysafirë arritën të ngushtonin epërsinë në 2:1, pas golit të Dowell në minutën e 45`.

Pjesa e parë u mbyll me fitore minimale 2:1 të United.

Pjesën e dytë më mirë e filluan Norwichi, ku në minutën e 52` shënoi Pukki për të barazuar rezultatin në 2:2.

Në minutën e 76` Ronaldo kompletoi hat-trickun e tij, pas një supegoli nga gjuajtja e lirë.

Pas kësaj fitore Man United gjenden në vendin e pestë me 54 pikë, ndërsa Norwichi në pozitën e fundit me 21 pikë.