Ronaldo ëndërron për rikthimin te Real Madrid

Pesë herë fituesi i Kupës së Botës thuhet se ka shprehur dëshirë të largohet nga Seria A dhe konsideron opsione tjera, transmeton lajmi.net.

Sipas AS, 36-vjeçari ëndërron rikthimin në “Santiago Bernabeu” edhe pse është në dijeni që një gjë e tillë do varet vetëm nga Kylian Mbappe.

Ylli i PSG-së është prioritet për Florentino Perez, që shpreson që 22-vjeçari të jetë ‘Galaktiku’ i radhës.

Arritja e Mbappes këtë verë mund të ndikojë që Ronaldo të mos rikthehet te Reali, pavarësisht që Carlo Ancelotti e pëlqen shumë.

Që nga transferimi te Juventus në vitin 2018, Ronaldo ka bërë 133 paraqitje duke shënuar 101 gola dhe dhuruar 22 asistime.