Ronaldinho optimist: Barca mund ta mposht Realin në garën për titullin e La Liga

MADRID, SPAIN - NOVEMBER 19: Ronaldinho of Barcelona celebrates after scoring a goal with Lionel Messi during a Primera Liga match between Real Madrid and F.C. Barcelona at the Bernabeu on November 19, 2005 in Madrid, Spain.(Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Ronaldinho është shprehur optimist sa i përket gjasave të Barcelonës për të fituar titullin e kampionit në La Liga.

Ikona braziliane e futbollit ka dhënë disa komente lidhur me situatën aktuale në La Liga dhe me formën e ish-skuadrës së tij.

Përkundër faktit se Barca qëndron me 15 pikë prapa Real Madridit (me 2 ndeshje më pak të luajtura) Ronaldinho beson se katalanët mund të fitojnë garën për titull.

“Të gjithë jemi të entuziazmuar që Barca po luan mirë dhe mendoj se gjithçka është e mundur”, ka thënë Ronaldinho, transmeton lajmi.net.

“Si tifoz shpresoj se gjërat shkojnë mirë dhe mendoj se mund të ketë një përmbysje”, ka shtuar braziliani.

Barcelona është e pamposhtur në 14 ndeshjet e fundit në La Liga dhe sonte përballet me Levanten, ku pritet të vazhdojë ecurinë e mirë.