Roma siguron Ndickan, tani po mbyll marrëveshjen edhe me sulmuesin Nzola

Jose Mourinho ka vendosur të qëndroj te Roma edhe për sezonin e ardhshëm dhe ka kërkuar përforcime për ta bërë një skuadër konkurruese.

Roma pritet të ketë ndryshime të mëdha në sezonin e ri dhe emri i parë që do të zbarkoj në kryeqytetin italian është ai i qendërmbrojtësit francez Evan Ndicka.

Giallorosët kanë siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit me parametra zero, pasi Ndickas i ka përfunduar kontrata me Eintracht Frankfurtin.

Por futbollisti i dytë që do të zbarkoj në Olimpico është sulmuesi M’Bala Nzola i cili ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Spezias në Serie A.

26-vjeçari ka realizuar 13 gola në kampionat dhe ka asistuar në dy të tjerë, derisa pëlqehet shumë nga Jose Mourinho.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Olimpico mes Romës dhe Spezias, drejtuesit e dy klubeve kanë gjetur një marrëveshje për transferimin e sulmuesit nga Angola në Olimpico.

Roma është gati të paguaj tetë milionë euro si dhe ta dërgoj te Spezia edhe sulmuesin Eldor Shomurodov.

Corriere dello Sport ka raportuar se zyrtarizimi i dyshes në fjalë pritet të bëhet brenda kësaj jave.