Liverpooli futet në garë për Kessien, gati oferta e lartë në drejtim të Barcelonës

Franck Kessie dukej se do të rikthehet në Serie A, pas insistimit nga Interi për transferimin e tij.

Gjiganti italian kishte këmbëngulur për transferimin e afrikanit në Giuseppe Meazza, por duket se rikthimi i Kessit në Serie A nuk do të ndodhë.

Për mesfushorin qendror në garë fuqishëm është futur edhe gjiganti anglez Liverpool.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle ‘The Reds’ janë të gatshëm t’i paguajnë Barcelonës plot 35 milionë euro për të siguruar shërbimet e mesfushorit.

Jurgen Klopp e pëlqen shumë mesfushorin afrikan dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij në Anfield.

26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 43 ndeshje zyrtare me kataluansit duke realizuar edhe tre gola dhe duke asistuar në tre të tjerë.