Roma – Inter: Formacionet e mundshme

Skuadra e Paulo Fonseca do të luftojë me të gjitha forcat për të marrë tri pikët në terrenin e saj, kundër skuadrës së Inter, shkruan lajmi.net.

Tri pikët janë të domosdoshme për Romën, për të ruajtur pozitën që dërgon në Ligën e Evropës.

Gjithsesi, puna do të jetë e vështirë, pasur parasysh se Inter nuk udhëton për ‘shetitje’ në ‘Stadio Olimpico’.

Në këtë ndeshje, Roma do të jetë pa Nicolo Zaniolo dhe me Chris Smalling që nuk prite të startojë.

Inter në anën tjetër pritet të startojnë ndeshjen pa Christian Eriksen dhe Romelu Lukaku.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet e mundshme për ndeshjen Roma – Inter.

Roma (3-4-2-1): Pau Lopez; Mancini, Ibanez, Kolarov; Zappacosta, Cristante, Veretout, Spinazzola; Mkhitaryan, Pellegrini; Dzeko

Inter (3-4-1-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Candreva, Barella, Gagliardini, Young; Brozovic; Lautaro Martinez, Alexis Sanchez