KSHZ, tre ditë për të shqyrtuar mbi 2000 ankesa

KSHZ ka tre ditë në dispozicion për t’i shqyrtuar 2141 ankesat që partitë politike i dorëzuan për parregullsi të ndryshme rreth procesit të votimit dhe mbledhjes së votave. E majta ka dorëzuar 1982 ankesa me pretendimin se i janë shkurtuar 3 deputetë, koalicioni ASH Alternativa 151 ankesa me pretendimin se i janë “vjedhur” 1 deri në 2 deputetë, VMRO DPMNE-ja ka parashtruar 2 ankesa dhe Integra 1 ankesë. Disa kërkojnë rinumërim të fletëvotimeve në njësi të caktuara zgjedhore, ndërsa të tjerat rinumërim të të gjitha fletëvotimeve si dhe qasje në fletëvotimet e pavlefshme.

Thjeshtë nuk bëhet fjalë për numrin e deputetëve, bëhet fjalë për parime dhe standarde që si kandidat për kyçje në BE s’guxojmë këto fenomene të jenë prezent. (1:48-2:04) Në mënyrë brutale në Zajaz, Pllasnicë, në Dollnen janë bërë mbushje dhe blerje të votave në mënyrë të paparë, në Malësi të Tetovës, në Saraj, në Llaskarcë dhe disa fshatra të tjerë”-tha Arben Taravari, ASH-Alternativa.

Ndërkohë sipas Kodit Zgjedhor KSHZ obligohet të kontrollojë materialin zgjedhor nëse në parashtresa ka fakte se komisioni zgjedhor nuk e ka kryer votimin në mënyrën e parashikuar me Kodin Zgjedhor, është cenuar sekreti i votimit, votimi është ndërprerë më shumë se 3 orë, policia nuk ka intervenuar kur komisioni zgjedhor ka kërkuar ndihmën e saj, numri i fletëvotimeve në kutinë e votimit është më i madh se i personave që votuan dhe një person ka votuar për persona të tjerë. Pastaj KSHZ mund të vendos për prishjen dhe rrjedhimisht rivotimin në atë vendvotim që do të ndikonte në rezultatin zgjedhor.

Ndryshe, KSHZ mbrëmë publikoi konkluzion për siç theksohet, korrigjimin e gabimeve të 16 korrikut, sipas së cilës numri i përgjithshëm i zgjedhësve që kanë votuar është 943 750, që është për 1416 më shumë se sa shifra fillestare, ndërsa numri i fletëvotimeve të pavlefshme është 31 564 ose për 98 më shumë.