Roma vështirë se do të heq dorë nga sulmuesi anglez, Tammy Abraham.
Abraham është sulmuesi më në formë në vitin 2022 në top pesë ligat evropiane, duke rivalizuar Robert Lewandowskin e Bayern Munich.
Interesimi për lojtarin ka filluar të rritet dhe Roma ka marrë masat tashmë. ‘Dailymail’ bën të ditur se Roma do të kërkojnë 100 milionë funte për Abraham këtë verë, nëse dikush dëshiron ta ketë kartonin e tij, transmeton lajmi.net.
Lëvizja e Tammy Abraham te Roma ka qenë sukses i madh, pasi anglezi ka shënuar 23 gola në 39 ndeshje me skuadrën e Jose Mourinho.
Chelsea ka një klauzolë që i lejon blerjen e Abraham për 67 milionë funte, por kjo s’mund të aktivizohet deri në vitin 2023.