Roma dhe Chelsea po projektojnë një shkëmbim të bujshëm Abraham – Lukaku

Tammy Abraham mund të rikthehet te Chelsea pas dy viteve qëndrim në kryeqytetin italian te skuadra e Romës.

Sulmuesi  anglez ka një klauzolë që e lejon Chelsean ta rikthejë atë në Stamford Bridges për një shumë prej 80 milionë euro.

Te Roma janë të gatshëm ta shesin yllin anglez, pasi ai këtë edicion nuk po shënon rregullisht siç bënte një vit më parë.

Por dy klubet, Roma dhe Chelsea janë duke menduar edhe një shkëmbim shumë të bujshëm në afatin kalimtar veror.

Giallorosët duan transferimin e Romelu Lukakut, pasi sulmuesi belg nuk do të mbetet te Interi ku është i huazuar nga Chelsea.

Calciomercato ka raportuar se dy skuadrat kanë pasur bisedimet e para dhe ky shkëmbim mund të finalizohet në verë.

Abraham dëshiron rikthimin në Angli dhe në Londër do të gjente shumë shokë të ngushtë te Chelsea.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse do të finalizohet një shkëmbim i tillë apo do të mbetet thjeshtë një dëshirë e dy klubeve.