Roma dhe Barcelona favorite për të nënshkruar me francezin N’Dicka

Evan N’Dicka do të largohet nga Eintracht Frankfurt pas katër viteve qëndrim.

Qendërmbrojtësi francez ka shkëlqyer në Bundesliga dhe garat evropiane, duke zgjuar interesimin e top klubeve evropiane.

N’Dicka është futur në vitin e fundit të kontratës me Frankfurtin dhe ka vendosur të largohet i lirë në fund të sezonit.

Sport Bild ka raportuar se konkurrenca është e madhe për francezin, por dy janë skuadrat favorite për të nënshkruar me të.

Gjiganti italian Roma dhe ai spanjoll Barcelona janë favoritët dhe thuhet se tanimë kanë pasur takimet e para me agjentët e futbollistit.

Giallorosët e duan N’Dickan si zëvendësues të Chris Smalling i cili do të largohet në fund të sezonit.

Në anën tjetër 23-vjeçari në Camp Nou shihet si një alternativë, por ëndrra e tij e madhe është ta vesh fanellën e gjigantit spanjoll.

Gjithsesi interesim për lojtarin ka edhe nga Liga Premier e Ligue l1 franceze, por Roma dhe Barcelona për momentin mbeten dy klubet favorite për të nënshkruar me qendërmbrojtësin francez.