Rokas: Fondet e BE-së, varen nga Agjenda Reformuese

“Ne si BE do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar komunat me burime financiare. Por siç e dini, po i afrohemi fundit të ciklit financiar të BE-së, i cili përfundon në fund të vitit 2027, është pak e vështirë të diskutojmë fondet e disponueshme për të qenë në gjendje të ndihmojmë. Por ne kemi axhendën e reformave e cila, nëse përmbushen qëllimet dhe reformat, parashikon 750 milionë euro në grande”, deklaroi Mihail Rokas – Ambasador i BE-së./Alsat.mk.