Rodri: Real Madridi ka përvojë në Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Manchester City, Rodri ka dhënë komentin e tij përpara ndeshjes ndaj Real Madridit.

13 herë fituesi i Ligës së Kampionëve do të jetë mysafirë i Man City në ndeshjen e parë gjysmëfinale të kësaj gare.

Përpara ndeshjes Rodri ka thënë mendimin e tij në lidhje me rivalin e tyre.

Sipas spanjollit, Real Madridi ka përvojë në Ligën e Kampionëve dhe do të presin mundësit e tyre, ai gjithashtu e cilësoi ekipin madrilen të rrezikshëm.

“Real Madridi ka përvojë në këtë garë dhe pret mundësinë e tij. Ata nuk janë konsistent gjatë 90 minutave, por janë gjithmonë të rrezikshëm”, tha Rodri, përcjell lajmi.net.

Forma e mirë e sulmuesit të Realit, Karim Benzema nuk ka mbetur pa u komentuar nga mesfushori:

“Benzema është në momentin më të mirë të karrierës së tij. Ai e bën ekipin e tij të ndihet rehat me topin – siç thotë Ancelotti, ai është sulmues i përsosur modern”, vazhdoi ai.

Ndeshja e parë gjysmëfinale në mes Man City – Real Madrid zhvillohet nesër, me fillim nga ora 21:00, ndërsa ndeshja e dytë më 4 maj, në po të njëjtën orë.