Rodri mund të ketë nevojë për operim, pritet të humbasë gjithë sezonin

MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 15: Rodri of Manchester City in action during the Premier League match between Manchester City and West Bromwich Albion at Etihad Stadium on December 15, 2020 in Manchester, England. The match will be played without fans, behind closed doors as a Covid-19 precaution. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri mund të humbasë gjithë sezonin 2024/25 nëse do t’i duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjike.  

Lëndimet e rënda të lojtarëve kanë vazhduar edhe në këtë fundjavë dhe i fundit nga të dëmtuarit është mesfushori Rodri.

Ylli spanjoll i Manchester Cityt u dëmtua në barazimin 2-2 me Arsenalin të dielën pasdite në Etihad, duke lëshuar fushën në minutën e 22-të.

Skanimet e të hënës zbuluan se kandidati për Topin e Artë ka pësuar një lëndim të ligamentit ACL në gjurin e tij të djathtë dhe mund t’i nënshtrohet një operacioni në Barcelonë.

 

 

Sipas mediumit ESPN, dëmtimi i Rodrit është shumë më serioz sesa pritej fillimisht pasi ai tani ka gjasa të humbasë të gjithë sezonin.

Rodri ka qenë i zëshëm për lodhjen e lojtarëve mes një programi rraskapitës dhe ky dëmtim nuk mund të kishte ardhur në një moment më të keq.