Rodri beson se Messi do ta fitoj topin e artë para shokut të skuadrës, Haaland

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri ka mbështetur Lionel Messin për të fituar për herë të tetë Topin e Artë edhe pse shoku i skuadrës Erling Haaland është një nga favoritët gjithashtu.

Superylli argjentinas udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të tretë të Kupës së Botës në Katar dhe fitoi një titull të dytë të Ligue 1 me Paris Saint-Germain, shkruan lajmi.net.

Rodri ka pranuar se sulmuesi i Inter Miamit është favorit për Topin e Artë, pavarësisht se shoku i skuadrës, Haaland shënoi 52 gola për të ndihmuar Cityn të fitojë tre trofe.

“Unë mendoj se një farë Leo Messi do ta marrë atë. Haaland është gjithashtu një figurë shumë e madhe dhe ka merita,” tha ylli i Cityt në një intervistë për COPE .

Rodri është nominuar edhe për çmimin e vitit 2023, por nuk pret të fitojë sepse nuk është në sy të publikut aq sa bashkëmoshatarët e tij.