Rodgers: Nuk jam gëzuar pse Haaland s’ishte i gatshëm ndaj nesh

Brendan Rodgers ka thënë se nuk ka pasur ndonjë gëzim të veçantë pasi e mori lajmin se sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, nuk do të luajë ndaj tyre.
Vetë ai tha se dëshironte ta shihte në fushë norvegjezin, pasi i bëhet qejfi kur sheh të angazhuar futbollistë të kalibrit të tillë, transmeton lajmi.net.

“Të them të drejtën, nuk jam zhagitur në gjunjë nga gëzimi kur kam marrë vesh që ai mungon”, theksoi shkurtazi ai.

“Dhelprat” janë duke e vuajtur presionin e Cityt në këto minuta lojë, anipse janë duke rezistuar ende pa pësuar gol.