Robertson për formën e mirë të Diaz: Po luan mirë sepse nuk kupton gjuhën time

Andrew Robertson ka dhënë një prej deklaratave më komike së fundmi.

Mbrojtësi skocez i skuadrës së Liveprool, Andy Robertson ka komentuar transferimin e fundit të ‘Reds’, Luis Diaz.

Robertson, sikur të gjithë tifozët, është shprehur i lumtur me paraqitjet e kolumbianit. Por, ai ka treguar cila është arsyeja pse ai po bën aq mirë.

“Me gjasë sepse ai nuk flet anglisht dhe nuk më kupton mua”, ka thënë Robertson i pyetur se si është e mundur që Diaz ka kaq impakt në kaq pak kohë, transmeton lajmi.net. Përgjigja e tij sigurisht ishte me shaka.

“Ai ka qenë i shkëlqyer që kur erdhi këtu. Sot ka qenë i papërmbajtshëm duke dribluar mbrojtësit. Mund ta shohësh se njerëzit i frikësohen atij”, shtoi Robbo.

Robertson dhe Diaz aktivizohen në krahun e majtë të skuadrës së Liverpool. /Lajmi.net/