Osimhen: Napoli mund ta fitojë titullin e Serie A

Victor Osimhen thotë se Napoli mund ta fitojë titullin e Serie A, pas fitores ndaj Hellas Veronës.

Nigeriani i shënoi të dy golat në “Stadio Bentegodi” për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.

“Mendoj se pas humbjes nga Milani të gjithë ishin të mërzitur, kështu që ne shkuam në një terren të vështirë kundër një ekipi të organizuar me vendosmëri dhe dëshirë për të fituar, është një fitore e merituar”, tha sulmuesi për DAZN.

Tutje, Osimhen foli edhe gjasat për Scudetto, pas humbjes në javën e kaluar nga Milani, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.

“Siç them gjithmonë, ne duhet të vazhdojmë të fitojmë. Për të fituar Scudetton, ne duhet të përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje këtë sezon. Sot ishte një hap drejt objektivit tonë dhe besoj se mund ta arrijmë”.

Ish-sulmuesi i Lille mori një kamerë nga fotografi i fushës dhe u bëri një foto të tifozëve të Napolit kur festonte golin e tij të dytë.

“Koulibaly më dha kamerën për të bërë një foto të fansave. Ata kanë qenë të mrekullueshëm nga fillimi në fund dhe e meritonin një foto!”, është shprehur Osimhen.