RMV, policia ka arrestuar një të arratisur nga burgu i Idrizovës

Ministria për Punë të Brendshme njoftonë se sot (10.08.2022) në ora 16:45, zyrtarë policorë nga Ekipi Operativ – nga SPB Shkup në lagjen Shuto Orizare në Shkup ka privuar nga liria personin me iniciale N.I. (28) nga Shkupi, i cili kërkohej me urdhër nga Institucioni ndërshkues-përmirësues Burgu Idrizovë – Shkup, për vuajtje të dënimit me burg percjell KlanM. Ai është dënuar në bazë të nenit 236 të Kodit Penal të RMV me 10 vjet e 9 muaj burg dhe i kishte edhe 5 vjet e 11 muaj për të vuajtur. Personi do t’i dorëzohet institucionit penal kompetent./KlanMacedonia/