RMV, paraburgim për drejtorin e qendrës arsimor pasi i ngacmoi nxënëset

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 65 vjeçarit nën dyshimet se e ka ngacmuar një nxënëse duke e prekur në trup, transmeton Portalb.mk.

“U arrestua 65 vjeçari A.Sh. nga Shtipi. Ai dyshohet si udhëheqës i qendrës arsimore në Shtip, gjatë mbajtjes së mësimit shtesë, një kohë të gjatë ka prekur trupin e disa nxënëseve të mitura”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Rasti ishte raportuar në polici nga prindërit, ndërsa gjykatësi ka caktuar 30 ditë paraburgim për të dyshuarin.