RMV-NATO: Të martën deklarata për shkallë më të lartë të besimit

Maqedonia e Veriut dhe NATO-ja, javën e ardhshme për një nivel do ta ngrisin shkallën e besimit. Të Martën, me nënshkrimin e një deklarate të përbashkët me përfaqësuesit e Aleancës, vendi ynë do të llogaritet si tërësisht e integruar në NATO.

Sic kanë njoftuar Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska dhe gjeneralët e ARM-së, kjo wshtw arritur me kontributin dhe punwn e mundimshme në shtatë fusha. Procesi ka nisur me vetë aderimin e RMV-së në organziatë dhe ka përfunduar sipas afatit të paraparë.

Ministria e Mbrojtjes planifikon pajimin e Armatës me mbi 150 automjete të lehta amerikane për këmbësorinë, kurse priten edhe marrëveshjet me Turqinë dhe Francën për furnizimin e armëve artilerike dhe kundërajrore.

Në një të ardhme të afërt duhet të blehen edhe helikopterë, kurse konform standardeve të NATO-s, Maqedonia e Veriut, vitin e ardhshëm nga Buxheti do të ndajë më shumë mjete për mbrojtje dhe modernizimin e Armatës.

Sipas eprorëve ushtarak në vend, sajber siguria mbetet sfida më e madhe e sigurisë për NATO-n./KlanMacedonia/