RMV, bie numri i rasteve aktive me COVID-19

Gjatë ditës së djeshme u regjistruan 467 raste të reja dhe 414 të shëruar me çka numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoni është 3.233 raste.

Autoritetet mbajnë qëndrimin se momentalisht jemi në fazën e shuarjes së valës së katërt, ndërsa Komisioni për Sëmundje Ngjitëse pardje doli me rekomandim të hiqen certifikatat për hyrje në qendra tregtare. Nga KSI nuk dëshirojnë që masat kufizuese të lirohen menjëherë, por të ndodhë sipas gjendjen epidemologkjike.

Në shkollë vazhdon të mbetet masa për mbajtje të maskave, ndërsa në komision këtë masë nuk e kanë diskutuar në mbledhjen e fundit.

Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar 298.622 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 286.378 janë shëruar dhe 9.050 kanë humbur jetën.