Rivali i City-t për titullin? Aguero habit me përgjigjen e tij

Sergio Agüero vazhdon të jetë një zë aktiv në çështjet aktuale të Manchester City-t. Ish-sulmuesit argjentinas iu mor mendimi për rivalin kryesor të në garën për titullin e radhës të skuadrës së Guardiolës. Përgjigja është disi… befasuese.

“Nuk mund ta nënvlerësosh kurrë Manchester United në këtë fazë të sezonit. “Djajtë e Kuq” janë një nga kërcënimet më të mëdha për Manchester City-n në luftën për titull”, analizoi Agüero në një deklaratë për faqen e internetit Stake.com, duke renditur gjithashtu Tottenhamin dhe Newcastle në mesin e kandidatëve.

E vërteta është se, për momentin, kryesimin e ka marrë Arsenali, i ndjekur nga Liverpooli dhe Aston Villa. “Qytetarët” janë në vendin e katërt dhe do të kthehen në garat vendase vetëm pas Krishtlindjes, pasi po marrin pjesë në Botërorin për Klube, ku në finale i pret Flimunense. “Djajtë e Kuq”, duhet theksuar, janë në vendin e shtatë.