Ritën e merr malli për pushime, ndan një imazh në rroba-banje

Rita është bërë nostalgjike për pushimet në bregdet.

Rita Ora ashtu sikurse kolegët e saj është detyruar muajt e fundit të anulojë koncertet e planifikuara, shkruan lajmi.net.

Por, ajo nuk e ndali punën për projektet e reja muzikore, ngase tash e një kohë po punon intenzivisht në studio për albumin e ri.

Kjo gjë ka bërë që këngëtarja të mos ketë mundësi të udhëtojë për pushime gjatë kësaj kohe, ani pse do dëshironte shumë që tani të ishte në det.

Këtë e tha vet Rita me anë të një positmi, ku risjell një foto me bikini të kuqe, të shkrepur gjatë pushimeve të kaluara dhe shkruan “Më ktheni atje”.

Për dallim nga Rita, prindërit e saj kanë filluar pushimet në bregdetin e Malit të Zi dhe po shijojnë në maksimum këto ditë atje.