Rita Ora uron në shqip: Urime 12 vjet Pavarësi, Kosova jonë

Rita Ora e ka uruar Kosovën për 12 vjetorin e Pavarësisë.

Këngëtarja Rita Ora ka zgjedhur këngën “Shine Ya Light” për ta uruar Kosovën me rastin e ditëlindjes së 12-të, shkruan lajmi.net.

Përveç në gjuhën angleze ajo ka shkruar edhe disa fjalë në shqip.

“Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosovë. Urime 12 vjet Pavarësi, Kosova jonë”, ka shkruar ajo pranë videos së postuar, klip të cilin e ka realizuar pikërisht në vendlindje.