Aksident, vetura godet një fëmijë afër shkollës fillore “Ismail Qemali” në Çair

Një aksident ka ndodhur në rrugën, “Llazar Trpovski 88”, afër shkollës fillore “Ismail Qemali” në Çair. Sipas fotografive të cilat i ka siguruar TV21, një veturë ka goditur një fëmijë, i cili sipas një dëshmitari po kalonte rrugën për në shkollë.

Qytetarët thonë se këto ngjarje në këtë rrugë fatkeqësisht tani më janë bërë të zakonshme dhe shtojnë se kundër kësaj komuna po qëndron duarlidhur dhe nuk po ndërmerr asnjë masë.

“Për çdo ditë ndodhë që dikush të goditet, kurse komuna nuk ka ide për të zgjedhur këtë problem me rrugën tek Princi në lagjen Tophane të Çairit, rruga “Llazar Trpovski 88”. Fëmijët për çdo ditë kalojnë rrugën për në shkollë, por nuk ka as vizëbardha e as semafor, por as polic të shtrirë”, ka thënë dëshmitari.