Rita Ora uron muajin Ramazan

Rita Ora ka publikuar një imazh në storien e saj në Instagram, shkruan lajmi.net.

Fotografia që ajo e ka postuar identifikon muajin e shenjtë të Ramazanit derisa paraqet një vajzë e cila ka pranë vetës hurma dhe një gotë ujë.

Ushqime këto që besimtarët myslimanë i praktikojnë gjatë muajit Ramazanit kryesisht në kohën kur bëjnë iftar.

Ndryshe, Rita Ora së fundi po merr vëmendje me paraqitjet e saj në veshje sportive në Australi derisa po kalon kohën në palestër./Lajmi.net/