Blero thotë se nuk mund ta besojë që ka njerëz që mendojnë se vendi i gruas është vetëm në kuzhinë

I ftuar në njërin nga televizionet publike ndër të tjera ai tha se gruaja e ka vendin në kuzhinë, shkruan lajmi.net.

Deklaratë kjo e cila bëri bujë duke u komentuar nga numër i madh i njerëzve që nuk munguan edhe fytyra publike.

Edhe, këngëtari Blero ka reaguar përmes një storie në Instagramin e tij derisa ka thënë se nuk mund ta besojë që ka njerëz që mendojnë se vendi i gruas është vetëm në kuzhinë.

“S’po mundem të besoj që ka njerëz që mendojnë se vendi i gruas është vetëm në kuzhinë. Vendi i gruas është në: oda, kuzhinë, familje, edukatë, kujdes, kulturë, pasuri, dashuri, mbijetesë, përgjegjësi dhe në plot kuptimin e fjalës është vet arsyeja që ne gëzojmë jetë”, kanë qenë fjalët e Bleros./Lajmi.net/