Rita Ora tash edhe “biznesmene”, hap një kompani jashtë profesionit të saj

Rita Ora ka zbuluar një sipërmarrje të re biznesi njëherësh befasuase, larg profesionit që ushtron.
Këngëtarja e “Shape Of Me”, 33-vjeçare, njoftoi një linjë të re për kujdesin e flokëve, TYPEBEA, në bashkëpunim me eksperten australiane të flokëve Anna Lahey, 35-vjeçe.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në Instagram.

“Jam shumë e emocionuar që më në fund shpall një pasion të madh timin, @TYPEBEA, kujdesin e flokëve me performancë të lartë për të gjitha llojet e flokëve që e kam krijuar me Anna Lahey”, u shpreh ajo.

“Marrëdhënia që kemi me flokët është kaq personale. Për mua është një pjesë e madhe e identitetit, krijimtarisë dhe besimit tim. Gjatë gjithë karrierës sime kam pasur pothuajse çdo ngjyrë dhe stil flokësh”, shton tutje artistja shqiptare.