Ajo tashmë ka modeluar një mori pamjesh mahnitëse gjatë kohës së saj në Festivalin e Filmit në Venecia këtë javë.
Dhe Rita Ora ishte përsëri në vëmendje kur u vesh me një fustan dramatik të tejdukshëm ndërsa iu bashkua mamasë Vera dhe motrës Elena për gala mbrëmjen vjetore të organizuar nga amfAR të dielën.
Këngëtarja 32 vjeçe, dukej sensacionale në fustanellën që mburrej me një tren të gjatë dhe një korsazh të bardhë të skalitur, shkruan DailyMail.
Rita shfaqi fizikun e saj të tonifikuar në materialin transparent, gjersa poshtë tij kishte veshur një kostum tanga me ngjyrë nudo, i cili ishte i mbërthyer në belin e saj me një rrip të ndezur.
Ora ishte e pajisur me bizhuteri argjendi dhe i shtoi lartësi shtesë trupit të saj me një palë taka të larta.