Rita Ora shfaqet me plot stil rrugëve të Veronës

Rita Ora siguroi që të gjithë sytë ishin tek ajo teksa doli në Verona, Itali, përpara një konference për shtyp të martën.

Këngëtarja, 32 vjeçe, shfaqi figurën e bujshme në një triko në një material të xhinseve që ia vinte në pah barkun e tonifikuar.

Krijuesja e një sërë hiteve e kombinoi atë me një fund dhe rrip të ngjashëm.

Foto: Splash News

Dukjen e kompletoi me një palë çizme blu të lehtë dhe një palë syze dielli të veçanta.

Flokët bionde i kishte lënë në në kaçurrela të lirshme, gjersa po mbante një buqetë me lule.

Foto: Splash News

Këngëtarja e “How To Be Lonely” gjithashtu vendosi një grim të lehtë për këtë paraqitje.

Kjo vjen pasi Rita foli haptazi për periudhën për të krijuar një familje me partnerin e saj, regjisorin Taika Waititi.

Foto: Splash News

Rita dhe Taika u martuan në shtëpinë e këngëtares në Los Angeles në gusht 2022 në një ceremoni të improvizuar që ata e planifikuan në vetëm dy javë me tetë persona të pranishëm.

Ylli i famshëm ishte ajo që i propozoi regjisorit nga Zelanda e Re, i cili ka dy fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme.

Foto: Splash News

Artistja me origjinë nga Kosova këto ditë u komentua jashtëzakonisht shumë pasi në një koncert në Hungari u shfaq në skenë me flamurin serb, për të cilin nuk ishte në dijeni. /Telegrafi/