Rita Ora shfaqet me bikini ngjyrë portokalli nga plazhet e Sidnej

Rita Ora u kthye në skenën muzikore pas një pauze dhe sapo ka lansuar videoklipin e shumëpritur të këngës “Bang”, shkruan lajmi.net.

Menjëherë pas lansimit ajo mori mijëra komente pozitive të cilët treguan se ajo u ka mungur mjaft shumë atyre.

Ndërsa për momentin Rita po e shijon kohën e saj në Australi e cila edhe po punon atje si gjyqtare në “The Voice of Australia”.

Ajo ka publikuar imazhe dhe video të ndryshme duke treguar se po i pëlqen qëndrimi i saj atje dhe së fundmi u shfaq në bikini ngjyrë portokalli, duke joshur fansat e saj me fizikun e përsosur.

 

Këngëtarja po shijonte rrezet e diellit teksa edhe po pozonte për kamerën duke buzëqeshur.

Fotografitë e publikuara morrën shumë pëlqime dhe komente në pak minuta.