Rita Ora reklamon një procedurë të shtrenjtë mjekësore, kritikohet nga ndjekësit e saj

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka qenë një nga më të kritikuarat e ditëve të fundit nga ndjekësit e saj.

Këto kritika i kanë ardhur asaj pasi ka promovuar një skanimi MRI pa rrezatim, procedurë kjo që prek shifrën 2,499 dollarë (2,280 euro).

Sipas ndjekësve të saj, shumica e njerëzve nuk mund ta përballojnë këtë shifër.

Kjo procedurë mjekësore “Prenuvo”, siguron zbulimin e hershëm për më shumë se 500 lloje të kancerit dhe sëmundjeve të ndryshme.

Rita, nëna e së cilës Vera më parë ishte përballur me kancerin në gji, tha se beson në atë që duhet ‘të bëjë gjithçka që mundet’ për të mbajtur veten të shëndetshme si rezultat.

Duke publikuar fotografitë e saj përpara se t’i nënshtrohej skanimit, Rita shkroi: “Me historinë e kancerit të gjirit të nënës sime, të qenit proaktive dhe jo reaguese me shëndetin fizik ka qenë gjithmonë kaq e rëndësishme për mua”.

Rita ndër të tjera ka shtuar se bënë gjithçka për të mbajtur veten të shëndetshme.

Megjithatë, Rita mori kritika të ashpra nga fansat të cilët theksuan se skanimi do të përdoret më së shumti nga ‘të pasurit’ dhe jo njerëzit e zakonshëm.

“Sa kushtoi kjo?! Ne të vdekshmit e thjeshtë ndoshta nuk mund ta përballonim atë luks”, ka shkruar një nga ndjekësit e saj.

“Uau, reklamimi i skanimeve proaktive për të pasurit dhe të privilegjuarit, një MRI e trupit të plotë është diçka që shumica dërrmuese e njerëzve nuk mund ta përballojnë. Pyes veten nëse ke paguar për skanimin tënd?”, si kjo kanë ardhur edhe shumë mesazhe të tilla nga ndjekësit e saj.

E njejta ngjarje i ka ndodhur edhe Kim Kardashian kur ka promovuar të njejtin skanim. /Lajmi.net/