Rita Ora publikon një video nga shtrati me bashkëshortin e saj, Taika Waititi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, pak ditë më parë pati një paraqitje të mrekullueshme në ngjarjen e madhe vjetore, Met Gala.

Ajo u shfaq me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, në tapetin e kuq, ku të dy shkëlqyen me dukjen e tyre elegante dhe në sinkron me njëri-tjetrit.

Rita ndërkohë sivjet e pranoi për herë të parë në janar se ajo dhe Taika ishin martuar vitin e kaluar në një ceremoni private.

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Taika Waititi/Instagram)

Ajo vazhdimisht ka treguar se si regjisori hollivudian e bën të ndjehet shumë mirë dhe kujdeset gjithmonë për disponimin e saj, duke i ofruar vazhdimisht mbështetje.

Së fundmi, 32-vjeçarja e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok një video shumë interesante me bashkëshortin e saj.

“Mendova se ai do të ishte i lumtur të më shihte … mendoj që jo”, shkroi Rita në mbishkrimin e një video të publikuar nga shtrati, ku shihet bashkë me Taikan.

Ora përndryshe ka paralajmëruar se në korrik të këtij viti do të publikojë albumin e saj më të ri, njëherësh të tretin në karrierën e saj, “You and I”. /Telegrafi/