Rita Ora njihet si njëra ndër këngëtaret më të dashura shqiptare e cila merr vëmendje të madhe jo rrallë herë, shkruan lajmi.net.
Ajo shijon suksese të njëpasnjëshme në botën e muzikës por jo vetëm, Rita njihet si një ndër këngëtaret e cila shquhet për stilin e saj të modës.
Së fundi në fotot e postuara Rita shihet duke mbajtur në duar çmimin e rëndësishëm “British Icon Award”, derisa falënderon eventin.
“Çmimi i Ikonës Artistike Britanike, shumë e nderuar faleminderit që më keni ftuar British Luxury Awards!!!!”, ka qenë postimi që ka shpërndarë në Instagram.