Rita Ora përmes kolazhit me fotografi atraktive ndër vite i uron ditëlindjen MTV-së

Rita Ora njihet si njëra ndër këngëtaret e njohura shqiptare me famë të gjerë ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Deri tani ajo kishte qëndruar në Australi dhe pas disa muajsh u rikthye në Los Anxhelos prej ku edhe po sjell imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria por edhe nga jeta profesionale.

Këngëtarja shqiptare njihet si njëra ndër këngëtaret më me stil, e cila guxon dhe provon gjëra të reja e të ndryshme. Ajo së fundi ka postuar disa fotografi me rastin e ditëlindjes së MTV.

Rita e falënderoi MTV duke e quajtur atë si pjesën më të madhe të karrierës së saj.

“Gëzuar ditëlindjen @mtv !! Ju keni qenë një pjesë kaq e madhe e karrierës sime dhe mbani disa nga kujtimet e mia më të bukura !! Faleminderit që më mbështetët gjithmonë dhe më lejoni të bëhem pjesë e diçkaje që kam parë që kur isha një vajzë e vogël”, shkroi ajo./Lajmi.net/